26. Shkurt 2019.
Agjencia  turke  TIKA  vazhdon  të mbështesë Komunën e Ulqinit

Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Koordinatori i Agjencisë turke ,,TIKA,, Enver Resulogullari me bashkëpunëtorë. Ata u pritën nga kryetari i Komunës Loro Nrekiqi, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni, nënkryetarët dhe sekretarët.Kordinatori Enver Resulogullari duke  falenderuar ne pritje tha se  dokumentacioni  i  hamamit dhe  Xhamisë  së Namazhgjasë në qytetin tonë kanë përfunduar dhe se  realizimi i tyre  është përfshirë në planet e Agjencisë për vitin 2019-2020.Krahas këtyre  projekteve TIKA si deri më tani , do të përkrahë dhe  projekte të tjerë në komunën  e Ulqinit. Kryetari i komunës vleresoi bashkëpunimin që Ulqini ka me Agjencinë Turke për Zhvillim dhe me Ambasadën e Turqisë. Ai  nënvizoi  bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve  dhe shtoi që investitorët turq janë  tejet të interesuar  për të investuar në komunën e Ulqinit. Ai po ashtu falenderoi Tikën për fillimin  e realizimit të këtyre projekteve dhe tha se  komuna mbetet në dispozicion të  përshpejtimit dhe realizimit sa më të shpejtë të këtyre projekteve.

Falenderime  Agjencisë Tika i shprehu  dhe Kryeimami i Bashkësisë Islame Ali Efendi Bardhi dhe bashkëpunëtorët e tij.  Në takimin e hapur dhe miqësorë  u fol edhe për  projekte të tjera në komunën tonë ku përkrahja nga ana e Tikës do të ishte e mirëseardhur. Para sëgjithash u përmënd  ndihma për realizimin e studios së TV Ulqini,pajisja me teknologji bashkohore e sallës së Kuvendit , riparimi i SHtëpisë së Pashës , Beledijes etj. Kordinatori Enver Resulogullari tha se përkrahja jonë nuk do të mungojë dhe se Agjencia të njoftohet me projektet e këtyre objekteve.