05. Maj 2019.
Çapuni uron Ramazanin: E keqja nën pranga

Ramazani është muaji në të cilin e keqja, të këqinjtë dhe keqbërësit si dhe zëdhënësit e tallallët e tyre janë nën pranga. Janë ditë kur heshtja, modestia dhe çdo vepër e mirë shpërblehen shumëfish si asnjëherë tjetër gjatë vitit.  Për këtë arsye, me këto pak fjalë, të gjithë besimtarëve muslimanë, nga zemra u uroj agjërim të lehtë e të pranuar.