16. Maj 2019.
Koodinatori i Agjencisë turke Tika vizitoi Ulqinin

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti  Koordinatorin e Agjencisë turke për zhvillim Tika Enver Resulogullari dhe Kryeimamin e Bashkësisë Islame në Ulqin Ali Efendi Bardhi .Në takim u fol për pengesat që po përcjellin realizimin e projektit  të hamamit dhe xhamisë së Namazgjahit.

Kryetari Nrekiq, kërkoi nga bashkëpunëtorët të angazhohen që në një afat sa më optimal këto objekte  të trashëgimisë kulturore , pasuri  brezash të vihen  në funksion. Në takim u tha që pëlqimet duhet dhënë  nga organe rrepublikane, andaj  Koordinatori i Tika-s Enver Resulogullari inicoi  takimin e përbashkët me zyrtarë të institucioneve përkatëse , iniciativë e cila u përkrah nga të gjithë.Edhe në takimin e sotëm u veçua bashkëpunimi  ndërmjet Tikë-s dhe Komunës së Ulqinit  dhe në rastin konkret detyrimi  madhor  kundrejtë trashëgimisë kulturore , detyrim ndaj  së shkuarës  dhe të ardhmes.