17. Korrik 2019.
Prezantohet valorizimi i "Mavrijanit"

Sot, në prani të udhëheqësve komunal dhe gazetarëve u bë prezantimi i  valorizimit të lokalitetit  të  Mavrijanit i punuar nga ING-INVEST  nga Podgorica. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha se  ideja e këtij prezantimi  është  nxitja e  promovimeve investuese në Ulqin.Në lokalitetin e Mavrijanit firma nga Podgorica  ka paraparë ndërtimin e një kompleksi të madh turistik që do të shtrihej  në një  sipërfaqe  prej 41.39 hektarësh dhe  21,31 hektarë  që  do të përbënin  pjesën bregdetare me marinën Aty parashihet ndërtimi i hoteleve  me pesë yje,vila dhe objekte të tjerë me rreth 4000-5000 shtretër. Detaje të hollësishme  të përcjellura me kuadro filmike  në formatin  3D dha  Arkitekti  kryesor komunal Aleksandar Daboviq. Kryetari Nrekiq tha se  materiali  filmik do ti ofrohet shtëpive televizive brenda dhe jashtë vendit e prezantime do pasojnë në Panairet dhe bursat turistike dhe në takimet ndërkombëtare të investimeve. Ai po ashtu paralajmëroi  se  ditën e hënë do të presë grupin e investitorëve nga Katari dhe ky do të jetë një rast i mirë për të bërë  dhe prezantimin e këtij projekti, me vlerë të përgjithshme rreth në 1 miliardë euro.