19. Shkurt 2020.
Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i komunikacionit  dhe detarisë Osman Nurkoviq

Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq , kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni  dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në një takim të hapur dhe miqësorë u prekën një sërë temash me interes jo vetëm për  zhvillimin e qytetit, por dhe me interes të përgjithshëm. Krahas çështjeve infrastrukturore në fokus ishin dhe  temat nga lëmi e ekonomisë detare , me theks të veçantë në ndërtimin e marinës nën kalanë e Ulqinit.Kryetari i Ulqinit, Nrekiq ndër projektet prioritare për komunën ku duhet bashkëpunim me Ministrinë respektivisht me Qeverinë veçoi Bulevardin,,Nëna Tereze,, ndërtimin e aeroportit në Shtoj i cili do të kishte  efekt dhe rëndësi multiplikative , por dhe projekte të tjera  infrastrukturore të cilat janë në realizim e sipër.Ministri Nurkoviq, përshëndeti idenë për realizimin e  projektit të Bulevardit ,,Nëna Tereze,,ku sipas tij ndihma e Ministrisë nuk do të mungojë. Ai veçoi rëndësinë e përfundimit të rrugës Ulqin -Sukobinë , Më pas foli për  jetësimin e  idesë për lundrimin e Lumit Buna  në drejtim të  Liqenit të Shkodrës, projekt që parashihet  të realizohet me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian  por,për Ministrin e komunikacionit me interes të veçantë është dhe realizimi i projektit të aeroportit në Shtoj .Ai,vlerësoi  rëndësinë e  nismave rajonale për forcimin e  bashkëpunimit , shkëmbimin e pikpamjeve  për zhvillimet rajonale , integrimet rajonale  etj dhe vuri theksin në rëndësinë e projektit madhor siç është Koridori Adriatiko -Jonian dhe përfitimet që komuna jonë do të ketë nga ky projekt.