20. Maj 2020.
Kryetari Nrekiq uroi Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq , ka uruar qytetarët e Ulqinit me rastin e 21 majit-Ditës së Pavarësisë  së Malit të Zi.Në këtë ditë të shënuar, në këtë përvjetor , ju përcjell urimet më të përzëmërta. Dita e Pavarësisë, është  njëra nga ditët  më të rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi. Vendi është anëtar i NATOS dhe me hapa të sigurtë ecën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.Mali i Zi si shtet i harmonise multietnike, jep një kontribut të çmuar në forcimin e paqës , sigurisë dhe  stabilitetit  në rajon dhe më gjërë.Sigurisht që na presin dhe shumë punë të tjera të cilat  kërkojnë përpjekje  të përbashkëta  të të gjithë akterëve shoqëroro politik. Uroj që përpara  sfidave  të tjera të  mbizotërojë  uniteti i përgjithshëm. Urime dhe Gëzuar!