04. Gusht 2020.
Përfundoi rekostruimi  i rrugës  në lagjen Gjerana 1

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi  dhe bashkëpunëtorët e tij  vizituan rrugën e porsaasfaltuar në Lagjen Gjerana 1, rruga  28 dhjetori . Me këtë rast ai tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për vendasit  dhe qytetarët e komunës, veçmas  gjatë stinës së verës kur komunikacioni është i rënduar dhe se  ky aks do të ndihmojë për lidhje më të shpejtë me Plazhin e madh. Kryetari po ashtu  nënvizoi që Komuna e Ulqinit  angazhohet  për  modernizimin dhe ndërtimin e  rrugëvë në tërë territorin e komunës. Projekti i por sa inauguruar  është pjesë e investimeve kapitale për këtë vit  dhe se rekonstruimi i rrugës  rreth 2300 metra katrorë dhe gjatësi 580 metra  ka kushtuar 34 mijë euro. Mjetet për këtë investim janë siguruar nga buxheti i komunës 29 mijë dhe 5 mijë euro janë grumbulluar nga banorët vendas. Vendasit shprehën mirënjohje dhe falenderime për realizimin e këtij projekti te kahmotshëm.