12. Tetor 2020.

Situata  epidemiologjike  në Ulqin po bëhet gjithnjë e më brengosëse. Shënohet rritje e numrit të të infektuarve me Covid -19, andaj nisur nga kjo është thirur me urgjencë  mbledhja e Trupit komunal të mbrojtjes dhe shpëtimit.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq edhe njëherë tërhoqi vëmëndjen në rrespektimin e masave të TKN dhe atij komunal. Në takim u konstatua se rritjes së numrit të të infektuarve i kanë ndihmuar tubimet masovike sic janë gazmendet e ndryshme, andaj në këtë drejtim u paralajmëruan masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk i përmbahen rregullave.

Nga Shtëpia e shëndetit  thanë se çdo ditë testojnë  30-50 qytetarë dhe se së shpejti priten të mbërrijnë testet e shpejta që do të lehtësojnë dhe punën e shërbimit.  Kryetari i komunës edhe njëherë i bëri thirje shërbimeve relevante që të zbatojnë masat e kontrollit dhe në koordinim të fillojnë me aplikimin e masave represive ndaj atyre që nuk i përmbahen rregullave të parapara.