24. Shkurt 2021.
U nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rindërtimin e ish-Sallës së Kinemasë

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Doo Eurozox, Zoran Drobnjak, nënshkruan sot kontratën për fillimin e rindërtimit të ish-Sallës së Kinemasë në Ulqin. 

Vlera totale e punëve të kontraktuara do të arrijë në 1,300,000 euro, me afat të përfundimit prej 360 ditësh, nga dita e nënshkrimit të kontratës. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës morri pjesë dhe Kryearkitekti i Qytetit Aleksandar Daboviq, i cili është njëkohësisht dhe Kryetar i komisionit për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm. 

Me këtë rast, u shpreh kënaqësia me nënshkrimin e kontratës dhe u theksua se me rindërtimin e ish-kinemasë, e cila tani është në një gjendje të devastuar, do të realizohet ëndrra e shum ulqinakëve, dhe Ulqini do të fitojë një objekt modern dhe multifunksional.