08. Nëntor 2021.
Solemnisht shënuam përfundimin e punimeve në rregullimin e mikrolokacionit 030 pranë monumentit në Pinjesh
Solemnisht shënuam përfundimin e punimeve në rregullimin e mikrolokacionit 030 pranë monumentit në Pinjesh


 Sot solemnisht shënuam përfundimin e punimeve në rregullimin e mikrolokacionit 030 pranë monumentit në Pinjesh.

 Me adaptimin e shkallëve në formë tribune, vendosjen e lëkundësve për fëmijë, instalimin e ndriçimit, mbjelljen e barit anglez dhe të fidaneve e vendosjen e mobiljeve urbane, këtë hapësir e cila është lënë pas dore prej shumë vitesh, në të ardhmen do t'i shërbejë të gjithë qytetarëve dhe turistëve një qëndrim më të këndëshëm me një pamje të bukur në det dhe Kalanë e Ulqinit.

 Në këtë amfiteatër specifik dhe interesant do të kemi mundësi që në të ardhmen të organizojmë evente të ndryshme muzikore dhe kulturore.