06. Qershor 2022.
Omer  Bajraktari e mori detyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit

Omer  Bajraktari e mori detyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit  

Në Komunën e Ulqinit , sot u realizua ceremonia e pranim-dorëzimit të funksionit të kryetarit të Komunës së Ulqinit  nga Aleksandar Daboviq  drejtë kryetarit të ri Omer Bajraktari  

Daboviq  e priti Bajraktarin  dhe dorështrënguar u përshëndetën. Kryetarit të ri i dëshiroj sukses në punën e tij  duke nënvizuar se  udhëheqja e një qyteti është sfidë e madhe dhe se kjo sfidë do të mund të punoj me sukses për qytetarët. 

Kryetari i ri i Ulqinit  Omer Bajraktari duke u falenderuar  për pritjen  tha se  do të  angazhohemi maksimalisht për rikthimin e  shpresave për jetë të dinjitetshme në  Ulqin  - qytetin e historisë, kulturës, dijës dhe traditës . 

Ai  që sot filloi kontaktet me strukturat udhëheqëse nëpër  Sekretariate me qëllim që të njihet mëpërsëafrmi  me  gjendjen aktuale në to dhe  të propozojë masa të duhura aty ku duhet.