21. Qershor 2022.
Të intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat !

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridiem Kurtezi u takua me kryetarin e Ulqinit Omer Bajraktari dhe kryetarin e Kuvendit Ardian Mavriq.Ai uroi udhëheqësinë komunale për detyrën e re dhe riafirmoi qëndrimin e  palës shqiptare për  të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me qytetin e Ulqinit  me theks të veçantë në turizëm dhe në  fusha të tjera ekonomike, por dhe në kulturë e sport. Vëmëndje e veçantë iu kushtua projekteve madhore  midis dy shteteve siç është ndërtimi I urës  mbi Lumin Buna  që do të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë dhe ajo e hapjes së pikave të tjera kufitare. Bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet  të intensifikohen dhe qyteti I Ulqinit nëpërmes projekteve konkrete të jetë gjithnjë e më i pranishëm në Unionin e Bashkive Shqiptare por dhe të thellojë bashkëpunimin ,veçmas me Bashkinë e Tiranës për shkëmbimin e  përvojave  dhe qytetet bregdetare të Shqipërisë.