Kuvendi i Komunës së Ulqinit siguroi mjete për të ndihmuar IPP "Solidarnost"

Këshilltarët e KK Ulqin kanë dhuruar mjete për blerjen e dyerve të reja hyrëse për Institucionin Arsimor Publik “Solidarnost” (Solidariteti) - Njësia arsimore “Shkoljkica” (Guaska).

Kjo ndihmë do të thotë shumë në aspektin e funksionimit pa pengesa të njësisë arsimore të lartpërmendur, me theks të veçantë në sigurinë e qytetarëve tanë më të rinj.

Vendimi për donacion është marrë në mbledhjen e parë të seancës së dytë të rregullt të mbajtur më 13.10.2022. Në mbledhjen e përmendur, znj. Nela Miloviq, nënkryetare e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, u propozoi këshilltarëve që të heqin dorë nga mëditjet, e gjithë kjo me qëllim që të sigurohen mjete për derën hyrëse për njësinë arsimore "Školjkica" (Guaska).

Propozimi u mbështet njëzëri nga të gjithë këshilltarët e pranishëm. Njëzet e pesë këshilltarë nënshkruan pajtueshmërinë që shuma prej 1,173,70€ të orientohet në llogarinë e IPP “Solidarnost” (Solidariteti), me të cilën gjë është arritur kushti për blerjen e derës hyrëse për klasat në kuadër të “Mbrojtja Kombëtare”.

Kryetari i KK të Ulqinit, z. Ardijan Mavriq, theksoi se ky është një shembull i mirë i mbështetjes për komunitetin lokal dhe se KK i Ulqinit do të mundohet të vazhdojë me aksione të ngjashme.

Këshilltarët që morën pjesë në këtë donacion janë: 

Ardijan Mavriq
Nela Milović
Valdete Osmani-Husiq
Bojan Ćetković
Vera Marđonović
Hristina Spasić
Skender Rexhoviq
Naser Resulbegović
Muho Uruçi
Besart Hoxha
Monika Rudovic
Ajet Zaga
Fitim Dragovic
Mustaf Bardhi
Seida Suma
Nikola Hot
Arber Haxhibrahimi
Genci Nimanbegu
llir Çapuni
Arbin Çapriq
Gjylie Pelingu Hoxha
Haxhi Sulejmani
Qemal Bajri
Asllan Llunji
Valmir Pereziq

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë