25. Dhjetor 2022.
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka nënshkruar kontraten me Komunën e Ulqinit për financimin e projekteve sportive

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka nënshkruar kontraten me Komunën e Ulqinit për financimin e projekteve sportive në shumën 75 mijë euro.

Pas caktimit te lokacionit dhe sigurimit te prones për ndertimin e stadiumit të Ulqinit si dhe projektit ideor të cilin para disa diteve Kryetari i Komunes me bashkëpuntor e ka prezantuar në Federatën e Futbollit të Malit të Zi , Komuna e Ulqinit siguron mjetet per punimin e projektit kryesor me te gjithe dokumentacionin percjellës . 

Projekti kryesor do i dërgohet Federatës së Futbollit me te cilët janë dakorduar për financim të përbashket të stadiumit  të Ulqinit. 

Pjesa tjeter e mjeteve do përdoren në përgaditje të projekteve për qendra të vogla sportive që do jenë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.