16. Shkurt 2023.
Memorandum bashkëpunimi për organizimin e Regatës Ndërkombëtare të Hidroavionëve MONTEADRIA 2023 në Shtoj

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari dhe Menaxherja e Komunës Ivana Karagjinoviq patën një takim pune me Dragisha Raiçeviq nga OJQ International Seaplane Regatta MONTADRIA, Sinisha Bubanja si kryetar i komitetit organizativ dhe Suad Memiq, drejtor koordinues i Aero-klubi i Ulqinit.

Këtë vit në Shtoj do të mbahet regata e tretë ndërkombëtare e hidroavionëve MONTADRIA 2023, e cila do të shënojë 110 vjet të traditës së pasur të fillimit të aktiviteteve të aviacionit në Mal të Zi. Interesi i pilotëve, shoqatave të aviacionit, aeroklubeve, shkollave të trajnimit, operatorëve dhe prodhuesve të pajisjeve për aviacionit nga e gjithë bota është në rritje. Pjesëmarrja në regatë u konfirmua dhe u mbështet nga: shoqatat e aviacionit të Zvicrës, Italisë, Spanjës, Maltës, Greqisë, Izraelit, Republikës Çeke, Sllovakisë, Austrisë, Hungarisë, SHBA-së, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, vendeve skandinave, Turqisë, si dhe vendet e rajonit dhe Mali i Zi si nikoqir i aktivitetit.

Ky manifestim është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Ulqinin si destinacion i rëndësishëm i turizmit sportiv sepse paraqet hapat fillestarë drejt themelimit të një aeroporti sportiv, e më vonë edhe ndërtimin e aeroportit për aviacionin civil në Shtoj.