24. Shkurt 2023.
U mbajt takimi ndërmjet përfaqësuesve të Komunës, KFW, Vodacom, ndërmarrjes „Ujësjellës-Kanalizim" Ulqin dhe Hydrophill
Sot në ndërtesën e Komunës së Ulqinit është mbajtur takimi ndërmjet përfaqësuesve të Komunës, Bankës Gjermane për Zhvillim “KFW”, Vodacom, ndërmarrjes „Ujësjellës-Kanalizim“ Ulqin dhe konsulentit nga “Hydrophill” i Gjermanisë. Në takim është analizuar realizimi i projektit për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe përgatitja e studimit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.
 
Në hapje të takimit, kryetari i Komunës, Omer Bajraktari, falënderoi të gjithë për mbështetjen në realizimin e projekteve më të mëdha infrastrukturore në historinë e kësaj komune, veçanërisht Bankën KFW për donacionin e fundit prej afro 1 milion euro, i cili do të përdoret për përgatitjen e studimit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.
 
Komuna i është qasur shumë seriozisht këtyre projekteve dhe në ditët në vijim presim qëndrimin përfundimtar lidhur me lokacionin për ndërtimin e impiantit për të vazhduar me përgatitjen e studimit. Po ashtu, shumë shpejt do të nisin punimet kryesore që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjë që do t'i japë Ulqinit një infrastrukturë komunale cilësore në përputhje me standardet më të larta - tha kryetari Bajraktari.
 
Bashkëbiseduesit nga KFW Bank dhe Vodacom u shprehën të kënaqur me punën e deritanishme të vetëqeverisjes lokale dhe u pajtuan se Komuna e Ulqnit gjatë muajve të fundit po bën një punë të madhe me dinamikë të paparë për realizimin e projekteve të përmendura. Qëllimi i përbashkët i të gjitha palëve është që Komuna e Ulqinit të revitalizojë të gjithë infrastrukturën komunale në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, duke krijuar në të njëjtën kohë kushte për investime të mëdha në turizëm.