13. Qershor 2023.
Ansambli shtetëror i kengeve dhe valleve popullore shqiptare në RMV të shtunën në Ulqin

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut ka nderin e kënaqësinë që t’iu ftojë në koncertin që do të mbahet në kuadër të “Turneut Ballkanik” Me 17. qershor, ora 20:00 në sallën e madhe e Pallatit të Kulturës në Ulqin! 

Ansambli Shtetëror në këtë ngjarje të rrallë për Ulqinin do të shpalosë vlerat kulminante të valleve e këngëve tona shqipe! Pjesëmarrja juaj do të madhështojë këtë ngjarje kulturore.