U zhvillua Kuvendi Themelues i Shoqatës së Ullishtarëve "Vaji Ullirit i Ulqinit"

Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqin, u zhvillua Kuvendi Themelues i Shoqatës së Ullishtarëve "Vaji Ullirit i Ulqinit". Themelimi i shoqatës u mbështet nga Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji i Komunës së Ulqinit. Qëllimi kryesor i formimit të shoqatës së re është aplikimi për mbrojtjen dhe formimin e origjinës për vajin e ullirit të Ulqinit nga vajuku (zhutica) sipas skemave të cilësisë, si një hap i rëndësishëm drejt brendimit të vajit të ullirit të Ulqinit.

Të pranishmëve u drejtua sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Zeqarije Sulejmani e cila theksoi se Komuna do të mbështet shoqatën e ullishtarëve për të rritur cilësinë dhe njohjen e vajit të ullirit të Ulqinit në treg, dhe se Komuna e Ulqinit do të ofrojë mbështetje financiare dhe organizative për çdo ullishatarë të interesuar. Ajo shtoi se Komuna në të njejtën mënyrë do të mbështesë edhe prodhuesit e shalqinit të Ulqinit, groshës së Kravarit, si dhe brendimin eëmbëlsirës autentike ulqinake lule shegës.

Në vazhdimit të Kuvendit Themelues, udhëheqësja e Drejtorisë për Skema të Cilësisë, Prodhimtarisë Organike dhe Politikës së Tokës Bujqësore në Ministri të Bujqësisë, Merisa Çekiq mbajti një ligjëratë për të pranishmit me temën "Traditat në prodhimtarinë ushqimore".

Në fazën punuese të Kuvendit Themelues, anëtarët e shoqatës miratuan statutin e Shoqatës "Vaji Ullirit i Ulqinit", zgjodhën kryetarin e Kuvendit të Shoqatës dhe personin e autorizuar për përfaqësimin e shoqatës. Kryetar i Kuvendit të Shoqatës u zgjodhë Aleksander Skreli, ndërsa si përfaqësues i autorizuar i shoqatës, me votat e anëtarëve të pranishëm, u zgjodh ullishtari Latif Haxhibrahimi.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë