Viti 2023 plot lajme të mira për Ulqinin!

Me plot entuziazëm dhe krenari lajmëroj opinionin publik që viti 2023 ishte vit i mbushur ke suksese dhe rekorde sa i përket sezonit turistik si dhe realizimit të buxhetit!

Dua të veçoj se sezoni turistik ishte shumë i suksesshëm dhe sipas të dhënave afërsisht 20% më i mirë se vitin e kaluar. 

Në qoftë se bëjmë një krahasim gjatë muajve të sezonit turistik sipas të dhënave nga organizata turistike kemi rezultate të cilët tregojnë një nivel të lartë të profesionalizmit si dhe një rritje të dukshme të mysafirëve.

Për muajin Maj  gjatë vitit 2022 kishim 2982 mysafirë të regjistruar dhe 20322 fjetje të realizuara, ndërsa gjatë vitit 2023 kemi pasur 4632 mysafirë po në këtë muaj(55.33% më shumë se vitin e kaluar) si dhe 29375 fjetje të realizuara (44% më shumë se vitin e kaluar).
Për muajin QERSHOR 2023. kishim 18,234 mysafirë dhe 96,276 fjetje. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi pasur 16,338 mysafirë dhe 84,146 fjetje të realizuara (11,60% më shumë mysafirë të regjistruar dhe 14,41% më shumë fjetje të realizuara se në vitin 2022).
Në KORRIK kemi pasur 67,105 mysafirë të regjistruar dhe 320,515 fjetje të realizuara (7,80% më shumë të regjistruar dhe 9,42% më shumë fjetje të realizuara krahasuar me vitin 2022)
Nga 01 deri më 29 gusht 2023. 110,427 mysafirë dhe 530,445 fjetje u regjistruan (21,42% më shumë mysafirë se në vitin 2022 dhe 22,91 më shumë fjetje).

Po ashtu kemi një vit rekord për realizimin e buxhetit ku shuma e realizuar e buxhetit deri më 25 Gusht është 10.736.935,58 gjegjësisht afro 3.3 milion më shumë se vitin e kaluar. 

Në qoftë se merret parasysh edhe Modernizimi dhe ndërtimi i ujësjellësit dhe kullimit të ujërave të zeza në komunën e Ulqinit ( KFW BANKA)-në rezultatin final deri më date 25.08.2023, realizimi real I buxhetit është 13.736.935,58 euro ose 77,36% e shumës së planifikuar për vitin 2023.

Po ashtu nuk mungojnë as realizimet si dhe planet për vitin 2023 ku disa nga ato janë:

- Projekti Kryesorë Nova 5 si dhe Nova 41 (bulevardi i dyte ne zonen e fushes Ulqinit me rrugen lidhese
- Sanimi i rrugëve në qytetin e vjetër
- Projekti kryesorë Nova 2
- Projekti Kryesore i hapsirave të parkingjeve
- Projekti Kryesor Beledije
- Projekti ideor mbas ndërtesave të Igmanit
- Projekti Kryesorë për rrethrotullimin në Magjistrale
- Vendosja e 10 kontejnerëve gjysëm nëntoksorë
- Projekti Kryesor për rrugën e Kosovës dhe rrugën Mujo Ulqinaku
- Lojërat për Fëmijë tek Qendra për Kulturë
- Rregullimi i konstrukcionit të kulmit të Komunës
- Regullimi i parkingut te ri mbas Komunës
- Sanimi i rrugëve për vitin 2023
- Asfaltimi i rrugëve
- Mbjellja dhe fiksimi i fidaneve te palmave
- Sanimi i Fasadës së ndërtesës
- Gjelbërimi i trotuarit të rrugës vëllezërit frashëri
- Tamponimi i rrugëve
- Blerja e kontejnerëve për mbeturina
- Studimi professional për transportin publik
- Vendosja e shtyllave te ndricimit te reja në Plazhin e Vogël

Po ashtu edhe projektet me rendesi strategjike
- Stadioni i Ulqinit
- Kthimi i pazarit te suvenirave
- Konkursi ndërkombetarë për Plazhin e Vogël
- Parku në plazhin e madh
- Projekti i rinovimit te rrjetit të ujesjellsit dhe kanalizimit me financim të bankës KFW me vlerë afer 30 milion euro
- Përgaditja e projektit për impiantin për përpunimin e ujërave të zeza
- Rrjeti i kanalizimit për 4 zona (Mali Bardhë, Kodra, totoshi, Fusha e Ulqinit)
 
Sa i përket inspeksioneve lokale por edhe të nivelit shtetëror jemi të kënaqur me punën e tyre, janë punë delikate ku gjithmonë ka hapsirë për përmirësim mirëpo prap se prapë jemi të kënaqur si dhe nuk kemi asnjë rast ku njerëzit janë ankuar në formë të shkruar.
Dy janë sfidat më të mëdha ndoshta të Ulqinit, ato janë vendparkimet si dhe infrastruktura e qytetit, probleme të cilat besoj që në të ardhmen do ti zgjedhim.

Uroj që ç’do vit të vazhdojmë me këtë tempo të rritjes dhe të bëhemi pse jo edhe qendër evropiane e turizmit!

OMER BAJRAKTARI

Kryetari i Komunës së Ulqinit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Punëtorija e dytë të projektit "SurF – South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban Food Policies and Operational Frameworks"

Komuna e Ulqinit - Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji ju fton te merrni pjese në punëtorinë e dytë të projektit “SurF - South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban ...

NoImage

Kryetari Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë, Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht ...

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo ...

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

Sot në Ulqin u mbajt punëtoria e dytë në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat deri në vitin 2030, së bashku me Planin e Veprimit për Komunën e Ulqinit. Gjatë ...

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë ...

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Në Ulqin qëndroi për vizitë bashkëkryetari i të Gjelbërve Thomas Waitz. Ai fillimisht u takua me zyrtarët komunal më pas një takim tjetër u zhvillua me Kryetarët e Klubeve, këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë