01. Shtator 2023.
Artec 3D Adriatica dhe Komuna e Ulqinit fillojnë bashkëpunimin në programin e dixhitalizimit të trashëgimisë kulturore

Komuna e Ulqinit, Qendra për Kulturë Ulqinit dhe kompania Artec 3D Adriatica sh.p.k. nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, i cili hap mundësi të mëdha për institucionet kulturore të Malit të Zi në dixhitalizimin e koleksioneve muzeale. Në vjeshtën e vitit 2023 muzeu dhe institucionet tjera kulturore në komunën e Ulqinit, së bashku me punonjësit e Artec 3D, do të organizojnë një sërë ngjarjesh me qëllim të digjitalizimit të koleksioneve të trashëgimisë kulturore të rajonit. Si rezultat i këtij bashkëpunimit, kopjet dixhitale 3D të objekteve me vlerë do të jenë në dispozicion të komunitetit të Ulqinit. Artec 3D do të skanojë dhe përpunojë profesionalisht gjashtë artifaktet e para nga koleksioni i pasur kulturor si një kontribut pro bono për komunitetin lokal. Ky hap, si dhe dixhitalizimi i mëtejshëm i trashëgimisë kulturore, padyshim që do të inkurajojë zhvillimin e turizmit kulturor në rajon dhe do ti bëjë ekspozitat të disponueshme për vizitorët e portalit online. Modelet 3D të ekspozitave mund të jenë të dobishme për studimin e objekteve historike, duke i lejuar shkencëtarët të bëjnë hulumtim nga distanca. Gjithashtu, këto modele përdoren shpesh për të regjistruar dhe monitoruar gjendjen e ekspozitave, gjë që lehtëson procesin e restaurimit të mëtejshëm. Dixhitalizimi dhe disponueshmëria online e koleksioneve është një trend në rritje në mesin e muzeve dhe qendrave kulturore më të rëndësishme në mbarë botën, kështu që Qendra e Kulturës së Ulqin i bashkohet trendit modern me ndihmën e zgjidhjeve të Artec 3D.

Kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Ardijan Mavriq, deklaroi për medie: “Kam kënaqësinë të bashkëpunoj me kompaninë Artec 3D. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Ulqinit dhe Malit të Zi. Ky është vetëm hapi i parë në atë që shpresojmë se do të jetë një bashkëpunim afatgjatë i suksesshëm dhe ne do të skanojmë 6 artefakte për fillim. Kjo është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që synojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë në fushën e teknologjive 3D”.

Drejtoresha ekzekutive e Artec 3D Adriatica Anastasija Hajtul shtoi: Ne në Artec 3D jemi shumë krenarë që skanojmë artefaktet kulturore të Komunës së Ulqinit dhe kontribuojmë vullnetarisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Ulqinit dhe Malit të Zi. Duke hapur një zyrë në Mal të Zi, ne u bëmë pjesë e ekosistemit të tij. Muzetë botërorë si Muzeu Metropolitan i Artit, Muzeu Britanik, Smithsonian dhe shumë të tjerë, përdorin gjerësisht skanerët 3D Artec. Artec 3D është i lumtur që mund të sjellë teknologjitë 3D luksemburgase në Mal të Zi dhe t'i tregojë ato në veprim.

Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe drejtoresha e qendrës për kulturë Ardijana Hoxha e cila ceku se një hap i tillë është tejet i rëndësishëm për muzeumin e Ulqinit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Rreth kompanisë Artec 3D Adriatica:

Që nga viti 2007, Artec 3D ka prodhuar një gamë të gjerë skanerësh. Selia kryesore dhe prodhimi janë në Luksemburg. Kompania ka zyra edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Japoni, dhe nga viti 2022 është hapur një degë në Mal të Zi. Kompania Artec 3D Adriatica sh.p.k. ka skanuar tashmë objekte të shumta kulturore në vend. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, planifikohet të punohet në forcimin e bashkëpunimit me Komunën e Ulqinit, e cila njihet me trashëgiminë e pasur kulturore.

Skanimi i objekteve bëhet kryesisht me ndihmën e këtyre modeleve të skanerit 3D: Artec 3D Leo dhe Artec 3D Spider. Përpunimi i serisë së të dhënave bëhet në softuerin Artec Studio. Kjo qasje ndaj punës dhe kjo pajisje janë përdorur edhe në muzetë botërorë. Artec 3D synon të mbështesë muzetë dhe institucionet kulturore lokale në mbarë botën, sapo të tregohet interesi për teknologjitë moderne 3D nga vetë institucionet.