18. Nëntor 2023.
Konferenca - "Identifikimi dhe analiza - Ullishta e Ulqinit dhe gjiri i Valdanosit - mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore - peizazhi

Ullishta e Ulqinit dhe gjiri i Valdanosit u prezantuan sot si propozim që të jenë peizazh kulturor i mbrojtur me ligj në konferencën me titullinin “Identifikimi dhe analiza - Ullishta e Ulqinit dhe gjiri i Valdanosit - mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore - peizazhi" , e cila u organizua nga OJQ Dr. Martin Schneider Jakobi (MSJA).

Në konferencë u prezantua Studimi i Peizazhit Kulturor, i cili për herë të parë përfshiu të gjitha elementet e të mirave kulturore dhe i bashkoi në një dokument, si pasuri materiale dhe jomateriale. 

Duke hapur konferencën, ndër të tjera theksova se “Valdanosi dhe ullishta përfaqësojnë një hapësirë ​​unike dhe një perlë të vërtetë natyrore”. Kur riorganizuam Komunën e Ulqinit formuam Sekretariatin për Ekologji, Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke marrë parasysh faktin se Valdanosi është pikërisht ndërthurja e gjithë kësaj. Dhe vërtet mendoj se sa i përket ullishtes së Ulqinit, së bashku me gjirin e Valdanosit jemi në rrugën e duhur. Ne kemi investuar mjete shtesë në rikonstruksionin e disa rrugëve drejtë Valdanosit, kemi dhënë edhe fonde për kultivuesit e ullirit kurse mbetet të punojmë ende në kuadrin institucional. Një drejtim është mbrojtja kurse tjetri është rruga për në Unesco, që është paksa më e vështirë për momentin. Gjithashtu dëshirojmë të dërgojmë një mesazh të qartë se Komuna e Ulqinit po i kushton vëmendje të veçantë zonës së Valdanosit.