28. Nëntor 2023.
Urimi për 28 nëntorin!
Te dashur bashkëkombës,
 
Me plot entuziazëm dhe krenari dëshiroj t’ju uroj datën më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët 28 Nëntorin pra Ditën e Pavarësisë.
Këtë vit Dita e Flamurit festohet ndryshe në Tiranë me paradën e madhe shqiptare ku do marrin pjesë të gjitha komunat shqipfolëse. Falënderoj shoqatat tona folklorike “Olcinium” dhe “Ora” si dhe teatrin “Teuta” të cilët do të përfaqësojnë Komunën tonë në defilenë e madhe.
 
Gëzuar!