05. Dhjetor 2023.
Realizohet me sukses ndarja e mjeteve ndihmëse për zhvillimin e ullishtarisë në Komunën e Ulqinit
Komuna e Ulqinit përmes Sekretariatit për Bujqësi, ekologji dhe zhvillim rural me sukses përfundoj ndarjen e mjeteve ndihmëse për zhvilimin e ullishtarisë. Shuma totale e cila bëri refundimin prej 50% të vlerës së përgjithshme është 19,700.00 euro.
 
Është hera e parë në historinë e Komunës së Ulqinit që realizohet agrobuxheti ne vlerë prej 100,000.00 ku janë të përfshirë prodhuesit e qumshtit, bletarët, ullishtarët dhe prodhuesit e tjerë bimor. Vitin e ardhshëm agrobuxheti do të jetë ende më i madh në vlerën prej 200,000.00 euro.
 
Po ashtu në të ardhmen fokus të veçantë do të kenë të gjithë prodhuesit vendor të degës së bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Ulqinit.