26. Dhjetor 2023.
Thirrje publike për gjeneratën e I-rë të ambasadorëve të EYCA

Sekretariati për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari Shoqërore i Komunës së Ulqinit fton të gjithë të rinjtë nga mosha 15 deri në 27 vjeç që të aplikojnë në Thirrjen Publike për gjeneratën e parë të ambasadorëve të EYCA për periudhën 2024-2026.

Duke besuar se të rinjtë janë pasuria më e rëndësishme e çdo vendi dhe se energjia e tyre mund të avancojë çdo punë, ambasadorët e ardhshëm të EYCA do të kenë mundësinë të jenë pjesë e aktiviteteve të mëposhtme: pjesëmarrje aktive në krijimin e rrugës së zhvillimit të Kartës Evropiane të Rinisë. (EYCA); hartimi dhe vendosja e kontakteve me ofertuesit e rinj të zbritjeve; përpilimi i programeve të shkëmbimit dhe mundësive për mobilitet; organizimi i eventeve të ndryshme; rrjetëzimi me kolegë nga jashtë etj.

Nëpërmjet punës aktive me të rinj nga rreth 40 vende të ndryshme, ambasadorët e ardhshëm do të veprojnë si nismëtarë dhe bartës të ndryshimit.

Të rinjtë mund të bëhen ambasadorë/e në fushat e mëposhtme:

1. Punësim

2. Mobilitet

3. Informim

4. Zhvillimi i programit EYCA në nivel lokal

5. Dixhitalizim

Në përputhje me kriteret, ekipi i projektit të Kartës Evropiane të Rinisë (EYCA) do të zgjedhë dy përfaqësues, gjegjësisht ambasadorë, për secilën nga fushat e përmendura.

Si të aplikoni?

Aplikimet bëhen në linkun e mëposhtëm dhe janë të hapura deri më 15 janar 2024 në mesnatë.

Projekti i Kartës Evropiane të Rinisë(EYCA) në Mal të Zi zbatohet që nga viti 2018 nga OJQ “Qendra për edukim rinor” me mbështetjen dhe patronatin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, në emër të Qeverisë së Malit të Zi.

Rreth projektit

Karta Evropiane e Rinisë (EYCA) është e vetmja kartë benefiti zyrtare dhe falas, e mbështetur nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, e cila në Mal të Zi u mundëson të gjithë shtetasve malazezë të moshës 13-29 vjeç të shfrzytëyojnë mbi 250 zbritje në vendin tonë dhe mbi 70 mijë zbrijte në gjithë Evropën.

Rëndësia e projektit dhe efektet e tij pozitive në cilësinë e jetës së të rinjve janë njohur përmes dokumenteve të ndryshme strategjike, si Programi Afatmesëm i Punës i Qeverisë së Malit të Zi (2022-2024) dhe Programi Evropian për Fuqizimin e Kartës Rinore. (2022-2024), si dhe planet dhe strategjitë lokale të veprimit.

Sekretariati për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari Shoqërore i Komunës së Ulqinit ofron mbështetje shumëvjeçare në zhvillimin e Kartës Evropiane të Rinisë (EYCA) për rininë e Malit të Zi.