Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu priti në vizitë pune Drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit Dr Sadije Hollaj
Drejtoresha Hollaj e njoftoi për situatën në përgjithesi të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit , për kushtet e punës dhe kapacitetet e këtij institucioni, investimet dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës dhe planet për të ardhmen .
Kryetari Nimanbegu e falenderoi për punen e mirë që ka bërë në krye të institucionit të cilin drejton. Poashtu theksoi se Komuna e Ulqinit do përkrahë çdo iniciativë që është në shërbim të Shtëpisë së Shëndetit , sidomos gjatë sezonit turistik ku fluksi i qytetarëve dhe turistëve kërkon shërbimin primaë në shëndetësi.
Si rezultat i kësaj Komuna e Ulqinit do marë përsipër mbulimin e shpenzimeve për vendosjen e ekipit mjekësorë edhe në njësinë shëndetsore në Katërkollë në fundjavë gjatë sezonit veror me qëllim që qytetarët , turistët dhe diaspora të marrin shërbim më të shpejtë dhe më cilësore.