THIRRJE PUBLIKE - Regjistrimi i Popullsisë
Në bazë të nenit 16 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (“Fleta zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 140/22), komisioni i regjistrimit në Komunën e Ulqinit, shpall
Thirrje Publike
 
Për angazhimin kontraktual të pjesëmarrësve për zbatimin e Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, i cili do të mbahet nga data 1 - 15 nëntor 2023, përkatësisht:
INSTRUKTOR/E: 12 + 1 rezervë
KUSHTET E PËRGJITHSHME:
• Shtetas madhor i Malit të Zi;
• Nënshtetësia e Malit të Zi;
• Kualifikimi i nivelit arsimor VI, VII1, VII2 dhe VIII.
KUSHTE TË VEÇANTA:
 
      • Të dinë të përdorin gjuhën e përdorur në zonën që po anketohet.
 
PËRPARËSI DO TË KENË KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË EDHE DISA NGA KUSHTET E MËPOSHTME:
• -Vendbanimi në Komunën e Ulqinit, për të cilin aplikon (për shkak të njohjes së terrenit);
• -Të jetë i pa punësuar
• -Përvojë në realizimin e hulumtimeve statistikore;
• -Përvojë në kryerjen e trajnimeve, organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve me një numër të madh njerëzish.
DOKUMENTAT TË CILËT DUHET TË BASHKANGJITEN:
• Aplikim për pjesëmarrësit në regjistrim (Formulari P-13);
• Një kopje të letërnjoftimit ose certifikatës së shtetësisë;
• Një kopje të diplomës ose certifikatës të nivelit dhe llojit të arsimit të përfunduar ose dëshmi se personi është student;
• Vërtetim nga Zyra e Punësimit të Malit të Zi që tregon se personi është i papunësuar ose vërtetim se personi është në pension;
• Dëshmi për përvojën në statistika, si dhe përvojën në mbajtjen e trajnimeve, organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve me një numër të madh personash (kontratë pune/certifikatë/rekomandime).
 
 
ANKETUES TERRENI: 110 + 5 rezervë
KUSHTET E PËRGJITHSHME:
• Shtetas madhor i Malit të Zi;
• Nënshtetësia e Malit të Zi;
• Kualifikimi i arsimit të nivelit IV, V, VI, VII1, VII2 dhe VIII.
KUSHTE TË VEÇANTA:
 
• Të dinë të përdorin gjuhën e përdorur në zonën që po anketohet.
 
PËRPARËSI DO TË KENË KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË EDHE DISA NGA KUSHTET E MËPOSHTME:
 
• Vendbanimi në Komunën e Ulqinit, për të cilin aplikon (për shkak të njohjes së terrenit);
• Të jetë i pa punësuar;
• Përvojë në realizimin e hulumtimeve statistikore;
 
DOKUMENTAT TË CILËT DUHET TË BASHKANGJITEN:
• Aplikim për pjesëmarrësit në regjistrim (Formulari P-13);
• Një kopje të letërnjoftimit ose certifikatës së shtetësisë;
• Një kopje të diplomës ose certifikatës të nivelit dhe llojit të arsimit të përfunduar ose dëshmi se personi është student;
• Vërtetim nga Zyra e Punësimit të Malit të Zi që tregon se personi është i papunësuar ose vërtetim se personi është në pension;
• Dëshmi për përvojën në statistikora (kontratë pune/certifikatë/rekomandime).
 
Kandidati mund të aplikojë ose si instruktor ose si anketues terreni. 
 
Kandidatët mund të marrin formën e aplikimit për pjesëmarrës në regjistrim në ambientet e komisionit të regjistrimit
Komuna e Ulqinit, Zyra e qytetarëve (BIRO), Bulevar Gjergj Kastrioti Skenderbeu pn., Ulqin duke filluar nga 22 shtatori dhe duke përfunduar më 1 tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 15:00; ose ta shkarkojnë atë nga faqja e internetit e Aministratës të Statistikave: www.monstat.org 
 
Forma e aplikimit e plotësuar për pjesëmarrësit në regjistrim dhe dokumentacioni i plotë mund të dorëzohen personalisht ose me postë brenda 10 ditëve në një periudhë të caktuar kohore, në zarf të mbyllur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 15:00, në adresën e komisionit të regjistrimit.
 
Në zarf duhet të shkruhet emri i vendit për të cilin po aplikoni (instruktor/e ose anketues/e) dhe adresa e komisionit të regjistrimit: Komisioni i regjistrimit, Komuna e Ulqinit. 
                                                                                                 
Të gjithë kandidatët duhet të nënshkruajnë një deklaratë (të dhënë në aplikimin për pjesëmarrësit e regjistrimit) që gjatë periudhës së trajnimeve (23 - 25 tetor 2023 dhe 28 - 29 tetor 2023) si dhe periudhës së regjistrimit (1 - 15 . Nëntor 2023) do të jetë në dispozicion për aktivitetet e regjistrimit.
Lista e kandidatëve për instruktorë do të publikohet më 11 tetor 2023, ndërsa lista e kandidatëve për anketues do të publikohet më 16 tetor 2023 në zyrën e komisionit të regjistrimit.
 
Per informacione shtese ne numrin e telefonit: 030412050.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë