21. Gusht 2023.
Lajmërim - Kuvendi themelues i Shoqatës "Vaji Ullirit i Ulqinit"

Njoftojmë të gjithë ullishtarët, pronarë të ullinjve të varietetit vajuku (zhutica) se kuvendi themelues i Shoqatës “Vaji Ullirit i Ulqinit” do të mbahet të enjten, më 24 gusht 2023, në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në orën 12:00.

Qëllimi i themelimit të Shoqatës është formimi i mbrojtjes së origjinës të vajit të ullirit të Ulqinit nga vajuku (zhutica), si një hap i rëndësishëm në drejtimim të brendimit të vajit të ullirit të Ulqinit.

Lusim të gjithë të interesuarit të regjistrojnë pjesëmarrjen në e-mailin e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji zecarije.sulejmanovic@ul-gov.me.