Mblidhet Trupi koordinues për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit

Në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe Ministria e brendëshme -Drejtoria  për situata të jashtëzakonshme  sot, u mblodh trupi koordinues  për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.

 Në takim u diskutua gjërësisht  për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë  në parandalimine  tij. Pas një  diskutimi të hapur dhe  të gjithëanshëm  dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet  e mëposhtëme.

1.Trupi për mrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit  në tërësi, përcjell  situatën  dhe kumtesat e  organeve relevante shtetërore  dhe ka ndërmarë  të gjitha  masat e  parapara  me ligj , me qëllim të  përhapjes së  rrezikut  dhe pasojave të tij.

2. Të gjithë  subjektet  duhet  të jenë të gatshëm  që të rrisin  gadishmërinë ,  në përputhje me  veprimtaritë e tyre.

3.Administrata lokale duhet të shohë disponimin  dhe të mundësojë  kapacitetet akomoduese  ne rast të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike.

4. Institucionet shëndetësore  në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet  të përcjellin situatën , të grumbullojnë të dhëna  për rrezikun dhe zhvillimin e  situatës epidemiologjike  në Mal të Zi  dhe në komunën e Ulqinit , të lajmërojnë  banorët dhe organet shtetërore  për sejcilin ndryshim  dhe mundësinë e  zhvillimit të situatës  dhe të ndërmarë  të gjitha  masat epidemiologjike  dhe shëndetësore.  

5.Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast  të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike  duhet të sigurojë  rendin publik dhe qetësinë   në lokalitetet e  përkeqësuara, rrespektivisht  hapsirave , në harmoni me situatën.

6.Policia kufitare  dhe Drejtoria e doganave  duhet të ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj  në zonën kufitare , me qëllim të pengimit  të gjitha ngjarjeve , dhe aktiviteteve , që  do të kontribuonin  përkeqësimin e situatës , lidhur me koronavirusin.

7.Udhëheqësi , ndihmësudhëheqësi dhe të gjithë anëtarët  e ekipit  në territorin e komunës së Ulqinit  duhet të jenë në komunikim  të vazhdueshëm , të shkëmbejnë  të dhëna  dhe të krijojnë  koordinim  ndërmjet organeve -institucioneve  në nivelin  lokal dhe shtetërorë.

8.Nëpërmes  mediumeve lokale  të jepen  kumtesa , udhëzime  dhe këshillime për   banorët.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë