Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit paralelisht u mbajt në 70 lokacione të 11 vendeve evropiane, me rreth 230 programe të ndryshme kulturo artistike.
Me këtë rast u shënua edhe hapja e punimeve në lokalitetin arkeologjik të Shasit, të cilat po zhvillohen në kuadër të ptojektit GIFTSnet të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Interreg IPA Kroaci - Bosnje dhe Hercegovinë - Mali i Zi 2021 - 2027.
Në event morën pjesë përfaqësues të lartë vendorë, shtetërorë dhe të delegacionit evropian, të prirë nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka dhe Bernard Brune, shefi i sektorit për bashkëpunim të delegacionit evropian ne Mal te Zi, të cilët fillimisht bënë mbielljen e fidaneve autoktone të shegës. Mbiellja e fidaneve ishte pjesë e projektit GIFTSnet, kurse lokaliteti arkeologjik i Shasit u pasurua me 15 fidane të shegës vendore.
Manifestimi qëndror u mbajt në amfiteatrin e Shasit dhe u hap nga vogëlushët e kopshtit „Dallëndyshja“.
Më pas të pranishëmve iu drejtuan edhe zyrtarët, të cilët folën mbi rëndësinë e shënimit të Ditës së Europës dhe njëkohësisht ruajtjes së vlerave kulturo-historike, në këtë rast të lokalitetit arkeologjik të Shasit.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, theksoi se Dita e Europës, por nuk është vëtëm dita e Bashkimit Evropian, por është dita edhe e fëmijëve në Kosovë, edhe në Ukrajinë, dhe çdokund ku nuk jemi të integruar sa duhet. „Mali i Zi është pararendës në integrime europiane dhe ka përkrahjen e Bashkimit Europian, dhe ne jemi të lumtur për këtë. Kemi luftuar gjatë për këtë hap, por të drejtat tona ende duhen të mbrohem, të luftohem dhe të punojmë shumë, dhe për këtë na duhet mbështetje e vazhdueshme dhe më thelbësore e qeverisë dhe institucioneve evropiane“, u shpreh kryetari Nimanbegu.
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, theksoi se në periudhën e kaluar janë zbatuar reforma të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të pakicave dhe realizimit të politikës së mundësive të barabarta, me qëllim arritjen e standardeve evropiane dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
“Obligimi ynë është që procesin e anëtarësimit ta përmbyllim me sukses, por edhe të sigurojmë që çdo qytetar dhe qytetare, në çdo komunë dhe në çdo pjesë të Malit të Zi, të ndjejë rezultatet konkrete të tij - përmes një cilësie më të lartë jetese, më shumë mundësive dhe një të ardhmeje më të sigurt”, porositi ministri Gjeka.
Bernard Brune, shefi i sektorit për bashkëpunim të delegacionit evropian ne Mal te Zi, tha se Dita e Evropës përcjell një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: se shtetet dhe njerëzit janë më të fortë kur punojnë së bashku.
“Kjo ide e ka formësuar Evropën për më shumë se 70 vite dhe sot është po aq e rëndësishme sa dikur. Gjatë këtij muaji, anembanë Malit të Zi e shohim këtë ide në veprim - përmes kulturës, muzikës, sportit dhe traditave lokale, ndërsa së bashku shënojmë Ditën e Evropës në të gjithë vendin. Këto momente i bashkojnë njerëzit. Ato e bëjnë Evropën më të prekshme. Tregojnë se Evropa nuk është diçka e largët, por diçka që ne e ndërtojmë së bashku çdo ditë - në fshatrat, qytetet dhe vendbanimet tona”, u shpreh zotëri Brune.
Amfiteatri i renovuar enkas për këtë mbrëmje, me një pamje unike të liqenit të Shasit, ishte i mbushur këtë mbrëjme, kurse musafirët përveç degustimit të ushqimeve tradicionale, u kënaqën edhe me shfaqjen teatrale humoristike „9 shpirta“, nga Tearti „Adriana“ nga Ferizaji. Ata me një performance profesionale, i sollën publikut të qeshura dhe argëtim të këndshëm.
The event Night of Fortresses Goes Green is part of the GIFTSnet project — Network for Green and Inclusive Fortified Tourism Solutions. The project started on 15 September 2024 and will last until 14 March 2027. The leader partner is Public Cultural Institution Fortress of Culture Šibenik, with partners: the City of Banja Luka, the Municipality of Bar, the City of Karlovac, the Public Institution Museum of Herzegovina Trebinje and the Municipality of Ulcinj.
The total value of the project is EUR 2,244,442.80, of which 85% is co-financed by the Interreg IPA Croatia - Bosnia and Herzegovina - Montenegro 2021-2027 Programme.
GIFTSnet will help improve the sustainable and inclusive development of cultural tourism in the programme area. This will be done through green and sustainable investments at seven cultural and tourist locations in Šibenik, Karlovac, Banja Luka, Trebinje, Bar and Ulcinj, the development of socially inclusive tourism offers, and the strengthening of cross-border partners’ capacities for sustainable cultural tourism.


































