Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të marrin pjesë në takimin informues kushtuar prezantimit të Programit për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026.

Takimi do të mbahet ditën e enjte, më 25 qershor 2026, me fillim në ora 11:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Takimi informues organizohet nga Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit, në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi, me qëllim që zanatljinjtë të njihen me mundësitë e mbështetjes për avancimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Gjatë takimit do të prezantohen kushtet e Thirrjes publike, mënyra e aplikimit, si dhe mundësitë për përfitimin e mbështetjes financiare deri në 10.000,00 euro për blerjen e pajisjeve të reja ose të përdorura dhe mjeteve të specializuara të punës. Për realizimin e Programit janë paraparë mjete në vlerë totale prej 380.000,00 euro, duke stimuluar zanatljinjtë nga komunat më pak të zhvilluara, të rinjtë, gratë sipërmarrëse dhe personat me aftësi të kufizuara.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rëndësisë së regjistrimit në Regjistrin e zanateve, i cili paraqet një nga kushtet kryesore për realizimin e të drejtës për subvencione dhe forma të tjera të mbështetjes të parashikuara të Programit.

Kujtojmë se regjistrimi në Regjistrin e zanateve kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit https://registarzanatlija.gov.me/app/r/reg_zant/external_app/public-applications, si dhe në përputhje me nenin 12 të Ligjit për zanatet, zejtarët janë të obliguar që fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së tyre të zanatit ta paraqesin pranë organit të administratës lokale kompetent për çështjet ekonomike, të paktën tetë ditë para fillimit të punës.

Përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit ekonomik të Malit të Zi dhe të Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik të Komunës së Ulqinit do të prezantojnë programin e mbështetjes dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve të interesuar, duke ofruar sqarime shtesë lidhur me procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Ftojmë të gjithë zejtarët nga territori i Komunës së Ulqinit të marrin pjesë në këtë takim dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Programi për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026, me qëllim të avancimit të veprimtarisë së tyre dhe rritjes së konkurrueshmërisë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë