Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra,
Të nderuar qytetarë të Malit të Zi,

Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - qytetarët vendosën qartë në favor të pavarësisë shtetërore. Me këtë vendim historik u përcaktua rruga e Malit të Zi drejt mëvetësisë së plotë, duke shënuar një nga aktet përmbyllëse të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ndërtimin e një shteti qytetar, të orientuar drejt integrimeve euroatlantike.

21 Maji nuk është vetëm një datë historike; ai është një moment kyç politik dhe shoqëror që përcaktoi drejtimin institucional dhe identitetin modern të Malit të Zi. Vendimi i vitit 2006 i hapi rrugë ndërtimit të politikave të pavarura, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe orientimit drejt standardeve demokratike perëndimore.

Pas dy dekadash shtetësi të pavarur, është e domosdoshme që ky përvjetor të mos mbetet vetëm simbolik, por të shërbejë edhe për reflektim real mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe institucionale. Janë arritur rezultate të rëndësishme, por sfidat mbeten të dukshme - veçanërisht në zhvillimin ekonomik, funksionalitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në sistem.

Anëtarësimi në NATO në vitin 2017 përbën një ndër arritjet më të rëndësishme strategjike, duke garantuar stabilitet dhe siguri afatgjatë për vendin. Ndërkohë, integrimi në Bashkimi Evropian mbetet objektivi kryesor shtetëror, edhe pse ritmi i reformave nuk ka qenë gjithmonë në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, mbetet thelbësore forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i pavarësisë reale të institucioneve, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe avancimi i të drejtave të njeriut. Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë pa institucione të besueshme dhe pa barazi reale për të gjithë qytetarët e tij.

Në mënyrë të veçantë, duhet theksuar roli i popujve pakicë në proceset shtetformuese të Malit të Zi. Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë një kontribut vendimtar në procesin e pavarësimit, duke qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të orientimit euroatlantik dhe të konceptit të një shteti multietnik, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Ky kontribut nuk është vetëm historik, por vazhdon të jetë aktiv edhe sot në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Megjithatë, mbeten ende çështje të hapura që kërkojnë angazhim më serioz institucional - si zhvillimi i barabartë rajonal, përfaqësimi proporcional, decentralizimi real dhe përmirësimi i kushteve ekonomike e sociale për qytetarët. Emigrimi i të rinjve, pabarazitë zhvillimore dhe standardi i jetesës janë sfida që kërkojnë politika konkrete dhe afatgjata.

Si përfaqësues politikë, mbetemi të përkushtuar për forcimin e institucioneve demokratike, ruajtjen e harmonisë ndëretnike dhe avancimin e proceseve integruese të Malit të Zi. Përgjegjësia politike sot nuk matet me fjalë, por me rezultate konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Të dashur qytetarë,

Në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, uroj që dekada e tretë e shtetësisë së pavarur të sjellë zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik, institucione më funksionale, më shumë mundësi për të rinjtë dhe forcim të vlerave demokratike mbi të cilat u ndërtua vizioni i Malit të Zi modern.

Gëzuar!

Genci Nimanbegu
Kryetar i Komunës së Ulqinit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë