Lajmet e fundit

Shikoni lajmet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë.

NoImage

Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Të nderuar, Ju njoftojmë se vazhdimi i mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të mbahet më datë 07.11.2025 ( e premte ) me fillim në ora 09.00.   Me ...

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ...

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq. Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe ...

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit që po zbatohet aktualisht në komunën tonë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët e moshës parashkollore. Projekti synon të identifikojë në ...

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Hulumtimet, të cilat kanë filluar, po realizohen në anën perëndimore të gadishullit “Suka”, në anën lindore të Plazhit të Vogël në Ulqin. Këto hulumtime, që po realizohen me nismën e Komunës së ...

Ulqini po bën një hap të madh drejt një deti më të pastër dhe një mjedisi më të shëndetshëm!

Ulqini po bën një hap të madh drejt një deti më të pastër dhe një mjedisi më të shëndetshëm!

Sot është zyrtarisht nisur projekti me vlerë 61.8 milionë euro, i cili do të sjellë ndërtimin e një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e rrjetit lokal të ujësjellësit. Ky investim ...

Peizazhe nga Ulqini

Peizazhe nga Ulqini

Shikoni galerinë e fotografive të qytetit tonë dhe ngjarjeve të tij.

Më shumë
Ulqini ynë

Ulqini ynë

Ulqini është qytet bregdetar i themeluar në shekullin e V p. e. re. Komuna e Ulqinit ka një sipërfaqe prej 255 km².

Popullsi shumicë e Komunës se Ulqinit janë shqiptarët, të cilët janë banorë autoktonë të Ulqinit. Përveç Shqiptarëve në qytetin e Ulqinit jetojnë dhe Malazezët, Serbët, Boshnjakët, Muslimanët, Romët, Egjiptianët dhe komunitete të tjera më të vogla.

Më shumë
Mesazhi i Kryetarit

Mesazhi i Kryetarit

Një ditë historike për qytetarët dhe qytetin tonë, sepse ne kemi nënshkruar fillimin e aspiratave tona, një ëndërr të cilën brezat e kanë pritur dhe që nga sot do të fillojmë ta realizojmë, duke rikthyer traditën shekullore detare të Ulqinit.

Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i ndërmarrë nga Komuna e Ulqinit për ndërtimin e një porti në territorin e saj. Kemi pasur një procedurë të suksesshme tenderimi dhe shpresojmë për një studim të mirë dhe të përdorshëm të fizibilitetit. Ne e dimë se si, çfarë duhet bërë që Ulqini të ketë një port detar dhe në të ardhmen të zhvillojë aktivitete në det.

Genci Nimanbegu

Genci Nimanbegu / Kryetari i Komunës

Pyete presidentin

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë