NoImage

Shërbimi i Kuvendit

Tel/Fax:  +382 30 412 456
E-mail:   skupstinasek.ul@t-com.me , parlament@ul-gov.me

Në kryerjen e punëve Shërbimi i Kuvendit posaçërisht:

  • merr pjesë në përgatitjen dhe organizimin e mbledhjeve të Kuvendit dhe trupave punues të tij,
  • kryen punë profesionale dhe punë të tjera për nevojat e Kryetarit dhe Sekretarit të Kuvendit,
  • merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve të Kryetarit të Kuvendit me kryetarët e trupave punuese dhe me kryetarët e klubeve,
  • përgatitë tekstet e akteve të miratuara dhe i përgatitë për t’ia dorëzuar Kryetarit për t’i nënshkruar,
  • përgatitë tekstet e akteve të miratuara (vendimeve, deklaratave, rekomandimeve dhe përfundimeve) dhe i përgatitë për botimin e tyre në “Fl. zyr. MZ - dispozita e komunës”,
  • përgatitë raportet e trupave punuese,
  • kryen punë profesionale dhe punë të tjera lidhur me orientimin e propozim akteve dhe materialeve të tjera të cilët Kryetari i Kuvendit ua dërgon trupave punuese kompetente të Kuvendit dhe organeve shtetërore,
  • përgatitë propozim akte dhe materiale të tjera sipas kërkesës së Kryetarit, trupave punuese dhe këshilltarëve,
  • jep mendime profesionale me kërkesë të këshilltarëve, trupave punuese dhe klubeve të këshilltarëve që u nevojiten për ushtrimin e funksionit,
  • kryen punë profesionale dhe punë të tjera lidhur e realizimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Republikan,
  • mbledh, përpunon, ruan dhe jep në shfrytëzim dhe këmbim materiale informative - dokumentuese të nevojshe për punën e këshilltarëve, trupave punuese dhe Kuvendit,
  • organizon bashkëpunimin me gazetarët dhe përpunon materialin me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre në aspektin e raportimit për punën e Kuvendit,
  • redakton dhe boton publikimet përkatëse me karakter informativ dhe shënimeve nga mbledhja e Kuvendit,
  • përgatitë, bashkëpunon dhe ruan vendimet origjinale, dispozitat e tjera dhe aktet e përgjithshme të cilët i sjellë Kuvendi,
  • kryen punë në lidhje me marrëdhëniet e punës së funksionarëve në Kuvend dhe nëpunësve në Shërbimin e Kuvendit,
  • kryen punë të veprimtarive të zyrës,punë të kontabilitetit dhe materiale - finakciare, daktilografike dhe punë të tjera administrative - teknike për Kuvend, trupa punuese, këshilltarë klube të këshilltarëve dhe Shërbimin e Kuvendit,
  • kryen edhe punë të tjera profesionale, administrative e teknike sipas kërkesës së Kuvendit, Kryetarit dhe Sekretarit të Kuvendit.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë