Genci Nimanbegu
Kryetari i Komunës

Genci Nimanbegu

Genci Nimanbegu lindi në vitin 1971. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes Ulqin.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindjen e tij Ulqin. Studimet i filloi në Fakultetin Ekonomik në Dubrovnik, por për shkak të ngjarjeve të luftës në ish-Jugosllavi, iu desh t'i ndërpresë ato dhe ti vazhdojë në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë, ku edhe diplomoi.

Eksperiencë pune

  • Nga korriku deri në dhjetor të vitit 1997 ka punuar si bashkëpunëtor i drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes “Primus Elektronics” në Ulqin.
  • Gjatë ngjarjeve të luftës në Kosovë (mars - qershor 1999), ai themeloi dhe udhëhoqi organizatën humanitare "Drita", e formuar në Ulqin, me qëllim të kujdesit dhe ndihmës për refugjatët e Kosovës.
  • Punoi në "Programin Botëror të Ushqimit" të OKB-së (UN/WFP) nga qershori 1999 - deri në mbylljen e misionit në Mal të Zi - Mars 2004.
  • Në prill të vitit 2004 ka marrë detyrën e drejtorit ekzekutiv të “Ulqin Business Association” (UBA). Kjo shoqatë atë vit kishte 60 anëtarë, ndërsa sot ka 280 anëtarë.
  • Me një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë nga Ulqini, në vitin 2005, mori pjesë në krijimin e partisë shqiptare Forca e Re Demokratike dhe u zgjodh nënkryetar i saj.
  • Është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi në vitin 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Malit të Zi, e poashtu mandatin e deputetit e fitoi edhe në zgjedhjet e vitit 2012, 2016, 2020 dhe 2024. Ai ishte deputet deri në nëntor të vitit 2024.
Gjatë Thirrjes së 26-të (2016-2020), ai shërbeu si Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe ishte anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë mandatit të tij parlamentar ka kryer këto funksione:

  • Kryetar i Klubit të Deputetëve Shqiptarë;
  • Zëvendëskryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor;
  • anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut; Komisionit për monitorimin dhe kontrollin e procesit të privatizimit; të Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe të Grupit Punues për Hartimin e Ligjit për Kuvendin e Malit të Zi.
  • Ishte anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.

Ai u zgjodh kryetar i Forcës së Re Demokratike më 30 tetor 2021, unanimisht në Kongresin e 4-të të partisë.

Përveç gjuhës amtare - shqipes, ai flet edhe gjuhën malazeze, angleze dhe italiane, si dhe flet edhe frëngjisht.

Ai është i martuar me piktoren akademike Vahida, me të cilën ka dy fëmijë, Lisën dhe Jonin.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë