Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit.

Besojmë se, përmes angazhimit të përbashkët të shtabit teknik, drejtuesve të klubit, Komunës së Ulqinit dhe sponsorëve tanë, KF Otrant Olympic do të arrijë të ruajë statusin e tij në Ligën e Parë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet sportive vendore dhe duke afirmuar talentet e rinj.

Tifozëve tanë u bëjmë me dije se të gjithë akterët do të jenë maksimalisht të përkushtuar ndaj objektivit të përbashkët - një sezoni të suksesshëm dhe përfaqësimit dinjitoz të klubit. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet promovimit të Ulqinit, potencialeve të tij sportive dhe vlerave të pasura tradicionale.

Na gëzon veçanërisht fakti që në krye të shtabit teknik gjatë sezonit të ardhshëm do të jetë Milija Savoviq, i cili me punën, dijen dhe rezultatet e arritura në fund të sezonit të kaluar dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga trajnerët më të mirë të futbollit në Mal të Zi.

Vëmendje të madhe do t’i kushtojmë përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të kushteve më cilësore për zhvillimin e futbollit për të gjitha kategoritë, nga grupmoshat më të reja deri te skuadra e parë.

Nga të gjithë presim punë serioze, disiplinë dhe përkushtim të plotë, sepse vetëm përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të vazhdueshëm mund t’i arrijmë objektivat e vendosura dhe t’i shndërrojmë ambiciet tona në sukses.

Përpara Otrant!

Përpara Ulqin!

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë