Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se aplikimi për regjistrim bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit: http://registarzanatlija.gov.me/

Kujtojmë se zanatlinjtë janë të detyruar të harmonizojnë veprimtarinë e tyre me dispozitat e Ligjit për zanatet dhe të kryejnë regjistrimin në Regjistrin e zanateve në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj.

Gjithashtu, theksojmë që neni 12 i Ligjit për zanate ka përcaktuar që zanatlinjtë janë të detyruar që të paktën tetë ditë para fillimit të ushtrimit të zanatit të paraqesin njoftimin pranë organit kompetent të administratës lokale për çështjet e ekonomisë.

Në këtë drejtim, përveç regjistimit elektronik nëpërmjet Regjistrit të zanateve, ftojmë të gjithë personat që ushtrojnë ose që planifikojnë të ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit që aplikimin e tyre ta dorëzojnë edhe në Sekretariatin për ekonomi dhe zhvillim ekonomik të Komunës së Ulqinit, me qëllim mbajtjen e evidencës dhe zbatimin e procedurave të përcaktuara me ligj.

Paraqitja bëhet në ambientet e punës së Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik të Komunës së Ulqinit, ndërsa informacion shtesë mund të merret në ambientet e Sekretariatit ose përmes postës elektronike: ekonomija@ul-gov.me

Krijimi i Regjistrit të zanateve përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të zanateve në Mal të Zi, forcimit të mbështetjes institucionale për zanatlinjtë, krijimit të një evidence të unifikuar dhe përmirësimit të mjedisit të biznesit.

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit mbetet në dispozicion të të gjithë zanatlinjve të interesuar për ofrimin e informatave, ndihmës dhe mbështetjes gjatë procedurës së regjistrimit dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë