28. Shtator 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”,
nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar

se bartësit e projektit, Muçoviq Enver, Muçoviq Vahid dhe Muçoviq Muhamed nga Ulqini, kanë
parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të
hotelit me 4*, në zonën “A” në parcelën urbanistike 105, parcela katastrale nr. 175/13 KO Shtoji
posht, në kuadër të studimit shtetërorë të lokacionit- Pjesa e sektorit 66-moduli I”- Plazhë e Madhe,
Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në
lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra
numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së
Ulqinit.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën
Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri me
datën, 03. 10. 2020 vj.