Interesimi për Ulqinin nga Jordani

Dje në Komunën e Ulqinit në një vizitë pune me nënkryetarin Mavriq, qëndroi përfaqsuesi i kompanisë Jordaneze Z. Moafaq Ta'amneh, e cila merret me transport dhe logjistikë të pemëve dhe perimeve brenda dhe jashtë Europës. 
Tema e takimit ishte informative, për mundësinë e marrjes së tokës së Komunës me qera dhe për kultivimin e perimeve, të cilat do eksportoheshin me gjatë në Jordan nëpërmjet portit të Tivarit. 
Nënkryetari Mavriq dhe përfaqsuesi i Zyrës për marrdhënie ndërkombëtare dhe projekte Latif Haxhibrahimi, ju prezantuan të pranishmeve benefititet të cilat Komuna e Ulqinit iu ofron investitorve për investim në bujqësi, si qiradhenia e tokës, tatimet etj. Njëherit u promovuan edhe kushtet klimatike për rritjen e perimeve në këtë zonë. Poashtu u bisedua edhe për nevojen e hapjes së pikes së grumbullimit te asortimanit prodhues, si dhe mundesia e plasimit të prodhimeve bujqësore në shtetet e rajonit dhe shtetet e lindjes. 
Pas takimit në Komunë, për vizitorët në fjalë u organizua edhe një vizitë në tokën e Komunës në Zogaj, ku mund të bindeshin direkt na kushtet e ofruara për bujqësi. Në të ardhmen do te merren analizat e tokës bujqësore në bazë të së cilave do të definohet edhe se cilat produkte mund të kultivohen dhe cili është tregu i shitjes së tyre.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë