Takimi lidhur me fillimin e punimeve  për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për lagjet: Bratica, Totosh, Kodra , Mali i Bardhë dhe Fushë të Ulqinit

Në fillim të tetorit Banka Evropiane për investime do investojë 5 500 000,00 euro dhe do fillojë punimet  për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për lagjet: Bratica, Totosh, Kodra , Mali i Bardhë dhe Fushë të Ulqinit.

Mbledhja e grupit punues u mbajtë ne kabinetin e Kryetarit të Kuvendit Mr. Fuad Haxhibeti, ku prezent ishin Shefi i Kabinetit Met Gjoni, Sekretari për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qendrueshëm Mustaf Gorana, Sekretari për veprimtari komunale Avdullah Dervishi, Këshilltari për investime Agron Ibrahimi, përfaqësusit PROCON- Njësitë nacionale për implementimin e projektit nga fusha e veprimtarive komunale Stojan Vuletić, Lidija Škatarić, Dragana Matić, Nenad Čomić si dhe përfaqësuesit e N.P. Ujësjellësi dhe Kanalizim në Ulqin, Agron Mehmeti, Xhemal Dervishi, Naim Hoxha dhe Bajram Mehmeti.

Në mbledhje u lajmëruan organet komunale që Projekti kryesor është kryer dhe është reviduar , dhe për këtë arsye në fazen e ardhshme duhet ë formohet grupi punues për implementimin e projektit, dhe të bëhet verifikimi i hipotezave hapësinore të planifikimit si dhe sigurimi i hipotezave pronësore juridike.

Grupi ekspertave duhet të punojë raportin e projektit dhe ta dorëzojë pranë Bankës Evropiane për Investime, Procon dhe Komunës së Ulqinit.  N.P. Ujësjellës dhe Kanalizime mori përsipër të bëjë planin e mjeteve për pagesën e Tvsh para realizimit të investimit. Gjithashtu u pru vendim që të  formohet komisioni për hartimin e dokumentacionit për tender si dhe të filloj implementimi i projektit.

Përfundimet e mbledhjes janë që të ndërtohet kolektori kryesore i cili do ta zgjidh problemin e kanalizimeve për lagjet Bratica , Totosh , Mali i Bardhë dhe Kodra të cilat janë ndotësit kryesorë të zonës ujëmbledhës të Portë Milenës.

Më realizimin e këtij investimi do të rregullohet problemi nëntokësor i kanalizimit për objekte afariste dhe private në Fushën e Ulqinit. Poashtu pjesë e realizimit të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i ujrave atmosferikë përgjatë rrugëve Mehmet Gjyli, Totoshi, Gjimnazi , Shtëpia e Ulqinit dhe Posta.  

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë