Tryeza e rumbullakët në kuadër të projektit për ruajtjen e Ekosistemit Detar

Diten e merkurre, me  datën 6 maj 2015, në kuadër të projektit për ruajtjen e Ekosistemit Detar, në Pallatën Venezia, në kala, u mbajt tryeza e parë e rumbullakët në prani të partnerëve në projekt siç janë : Sherbimi i Policise - Sektori Kufitar i Policise, Sherbimi i Inspeksionit Shtetror si, Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural si dhe Klubi Sportiv Buna.

Perveç partnëreve në fjale në tryeze morren pjese dhe përfaqësuesit e sektorit të Organizatave Joqevertitare, Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Drejtorisë të Kontrollit Detar, Fakultetit të Shkencave Natyrore Matematikë, Ministrisë të Zhvillimit të Qendrushëm dhe Turizmit, Organizatës Turistike Ulqin, Sigurise Detare, Gjykatës dhe Gjyqit themelor në Ulqin, Klubit të Polumbarëve  “Dolcinium” si dhe Institutit për Biologjin Detare nga Kotori.

Tryezën e hapi Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, ku të gjithëve i uroj mirëseardhjen, dhe shprehu falenderimin ndaj të pranishmëve për interesimin dhe  pjesëmarrjen, dhe ceku që ky projekt duhet të paraqesë shembull të praksës së mire të bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore dhe atyre në nivelin lokal. 

Fillimisht Koordinatori i projektit në fjalë Latif Haxhibrahimi në pika të shkurtra prezantoi synimet dhe qëllimet parësore të këtij projekt.

Më pas, përfaqësuesi i Kontrollit Kufitar të Policisë së Malit të Zi  Z. Sinisha Stojoviq prezantoi punën e deritanishme, si dhe qendrimet dhe strukturën organizative të Kontrollit Detar, si dhe atij të ujërave të ëmbla gjegjesisht lumin Buna dhe liqenin e Shkodres.

Prezentimin kryesor te tryezës në fjale e mbajti  Z. Vlaho Lujo, Kryeshefi i Sherbimit Kufitar para Ministris se Puneve të  Brendëshme të Republikes së Kroacisë.  

Z. Lujo prezantoi  praksen e mirë të Republikës së Kroacisë në parandalimin e peshkimit illegal si dhe të gjithë benefitet, sfidat dhe veshtirësitë në parandalimin e këtij fenomeni. Ai njëkohësisht foli për kushtet të cilat i kerkon Bashkimi Evropian gjatë integrimeve në aspekt te veçantë, mbrojtjen e bregdetit por edhe ndihmën e madhe teknike dhe specializim e cila perfitohet nga fondet paraprake për integrime në BE të ashtuqujtura Fondet IPA.

Përfundimisht në pjesën e fundit të takimit në fjalë u hap  diskutimi  për çeshtjen e mbrojtjes së zonës  bregdetare të Komunës së Ulqinit me theks  të veçantë në parandalimin e peshkimit ilegal, në  të cilin do  kyçen të gjithë partneret e projketit si dhe institucionet dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar  prezent në këtë takim. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë