Hendbollistja  e reprezentacionit  të Malit të Zi  pritet  në Ulqin

Kryetari i  Komunës  së Ulqinit  Z.Fatmir Gjeka  në  shoqërinë  edhe të  anëtarëve  te tjerë  të  kabinetit   priti  përfaqësuesen e  reprezentacionit    të Malit të Zi   në  hendboll   Majda  Mehmedoviq.

Edhepse   tejet e re,  ajo ka  një karierë sportive  për tu  adhuruar. Shquhet  për rezultate   të jashtëzakonshme  dhe  thyerje  rekordesh   brenda  dhe jashta  vendit , duke nxjerrë   në  pah  meritat e  saja si sportiste e talentuar.

E  thjeshtë dhe modeste , mbetet  nje figurë e dashur dhe e  adhuruar   per  shumë  tifozë  dhe sportëdashës  të të gjitha moshave ,  andaj dhe  ky takim  ishte  një takim mbresëlënës  për të  gjithë  të   ftuarit dhe  gazetarët.

Kryetari   Gjeka duke   i shprehur vlerësimet dhe  konsodetatat   e tija  uroj  që ajo edhe  në të ardhmen  të mbesë  ikonë  e sportit  duke  lënë   gjurmë  me lojën e saj. Ai po ashtu  theksoi  që Majda  dhe  sportistë  të kalibrit të saj  përherë mund të llogarisin në  përkrahjen  e Komunës së Ulqinit.

Nga ana  tjetër   sportistja  Majda   Mehmedoviq  e cila shoqërohej  nga   babai dhe vëllai i saj  , tha se  ndihej e lumtur   për    këtë  pritje   kaq  të   ngrohtë   dhe miqësore  dhe   premtoi  që  do  të japë   cdo  gjë nga vehtja  per  të rritur  edhe  më shumë  prestigjin  e hendbollit  në Mal të Zi . 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë