Kryetari i Ulqinit Z. Fatmir Gjeka  priti në një takim, ata që denjësisht na prezantuan në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

Kryetari  Gjeka , fillimisht  priti  Egzona   Salaj  e cila në ngjarjen   më  madhore të  pasurisë  shpirtërore  u lancua me  cmim   special  për  interpretim  dinjitoz  të kengës së Anës së Malit  dhe  u dallua  nga juria  profesionale e Festivalit   në mesin e  1200 artistëve popullorë.

Kryetari  Gjekaj  dhe  interpretja  Egzona Salaj  vlerësuan rëndësinë e Festivalit që ka për qëllim  ruajtjen,  mbrojtjen   dhe  propagandimin  e vlerave   më të mira të   trashëgimisë  sonë ,  etnomuzikore, etnokoreografike , etnografike   të  kostumeve popullore , veglave muzikore , riteve , traditave , zejeve , etj   të krijuara   prej shekujsh    nga populli. 

Pas  kësaj  pasoi takimi me kryetarët e SHKA ,,Tradita,, Z. Selatin Gjeloshaj ,Z. Luljeta Avdiu ,,Ana e Malit,,dhe Z.Zef Luki  SHKA  ,,Buzuku,,

Në  këtë  takim ishin dhe interpretët  Naxhije Popi dhe Fadil  Velaj  që  në Festival,  morën  cmim   për interpretim dhe ruajtjen e këngës  së   trevës së Krajës.

Këto  tre shoqeri  shkëlqyen  në  mesin e  80 shoqatave kulturore - artistike ,75  ansambleve  popullore , 36 rapsodëve  34 orkestrave  popullore dhe  morën vlerësimet e jurise  për  ruajtjen e  folklorit  tek  shqiptarët  në Mal të Zi  

Ata , njëherit   i shprehën falenderime    Kryetarit  Gjeka për  përkrahje dhe theksuan që Festivali i Gjirokastrës  dëshmoi se  bashkarisht  përherë mund  të korrim suksese  ndërkaq Z Gjeka  duke  i falenderuar  të gjithë theksoi që  Shoqeritë  përherë mund  të llogarisin në  përhkrahjen  e Komunës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë