Në Podgoricë sot  u zhvillua një  takim i rëndësishëm  ndërmjet delegacionit  të Komunës  tonë  kryesuar  nga Kryetari Fatmir Gjeka nga  njëra anë  dhe  zyrtarëve  të lartë të Ministrise  së turizmit ,Bankës  gjermane  KHW, dhe Vodakomit. Temë   bosht e takimit  ishin investimet  në  ujsjelles dhe kanalizim .

Pas  një diskutimi  të hapur dhe  konstruktiv  u la që  Kuvendi i Komunës së Ulqinit , të sjellë  vendimin për  kreditimin  e komunës   dhe  deri ne muajin tetor  te nënshkruhet  kontrata e mjeteve  intervente dhe  projekti i implementimit. Sic dihet  në   pyetje janë  20 milion euro  që do të  jepte Banka   gjermane e që do të  destinoheshin  për  ceshtje  madhore  e që  njëherë  e pergjithmonë do të  zgjidhnin   problemin e  ujsjellesit dhe kanalizimit në Komunën tonë.     Krahas Kryetarit Gjeka  në  takim  morën pjesë Kryetari   i Kuvendit Mr.Fuad Haxhibeti , Nënkryetarja Zenepa Lika, Feim Avdiu ,Drejtor në  NP ,,Ujsjellës kanalizime,,dhe Sekretari Avdullah Dervishi.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë