Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim  Ndërkombëtarë TIKA fillon jetësimin e disa projekteve në Komunën tonë

Sot në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka u nënshkrua Protokoli i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombëtarë - TIKA, Komunës, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkësise Islame në qytetin tonë. Kjo marrëveshje  parasheh fillimin e rikonstruimit të Hamamit të Xhamise së Pashës e me pas dhe rikonstruimin e  Xhamisë së Namazgjase. Hamami u tha se është objekt me vlera të padiskutueshme dhe paraqet  një vepër monumentale jo vetëm për Ulqinin por edhe më gjërë.

Objekti do studim të veçantë andaj në tre muajt e ardhëshëm pritet të hartohet projekti nga ekspertë turq e me pas do të fillohet me jetësimin e projektit. Të gjithë nënshkruesit e protokolit veçuan rëndësinë që kanë objekte të këtij lloji e u tha se TIKA me aktivitete të tilla do të  vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë