Avdulla Dervishi: Kriporja të mbrohet në terësi duke përfshirë ndalimin e ndërtimit dhe devastimin e saj

Deklaratë:

Mbrojtja e Kripores është obligim i  Komunës së Ulqinit dhe në lidhje me këtë Sekretarijati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambijentit ka ndërmarrë të gjitha aktivitet që janë në kompetencat e tij. Çka do të thotë që Kriporja të mbrohet në terësi duke përfshirë këtu edhe ndalimin e ndërtimit në Kripore dhe devastimin e saj.

Në bashkepunim me Agjensinë për mbrojten e ambijentit të Malit të Zi është bërë përpilimi i Studimit për mbrojtjen e Kripores dhe hartimi i vendimit për shpalljen e Kriporës për Përmendore të natyrës.

Në lidhje me këtë, Sekretarijati për çështje komunale ka organizuar dy shqyrtime publike në të cilat ka marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Në bazë të ligjit, Sekretariati i është drejtuar Ministrisë me kërkesë që ajo të jap pëlqimin në vendimin e lartpërmendur. Ne ftojmë Ministrinë që të jap pelqimin e vet dhe të mbrohet me çdo kusht Kriporja, ky lokalitet i veçantë me përmasa ndërkombëtare.

Pas kësaj mbeten që këto akte ti dergohen Kuvendit Komunal në miratim, dhe unë besoj se Kuvendi ynë do të jetë njëzëri në mbrojtjen e Kripores.

Sekretarijati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambijentit

Sekretari

Avdulla Dervishi

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë