Më  20 dhe 21 shkurt  Unioni I Gazetarëve  SHqiptarë , organizon  takimin ,,Dita  e miqësisë e  gazetarëve shqiptarë  Shkodër -Ulqin,Takimi , fillimisht do të nisë në  qytetin e Shkodrës   ku  kryetarja  e Bashkisë   Voltana Ademi do të  organizojë një pritje  për  Presidentin e vendit Z.Bujar Nishani dhe  kryetarin e Ulqinit Z. Fatmir Gjeka .Ata do ti  drejtohen  gazetarëve , ndërsa  në orët e pasdites  grupi I madh  I gazetarëve  të cilëve  do ti  bashkangjiten dhe  gazetarët  tanë  do  të  vijnë në Ulqin, Këtu , është  paraparë një takim  në sallën e  Kuvendit, pritje tek  kryetari Gjeka  dhe vizitë  kalasë dhe  monumenteve të tjera  kulturo historike  të qytetit tonë. Unioni  I Gazetarëve Shqiptarë  ka për qëllim  të përcojë  vlerat më profesionale të  Njerëzve të  medias   në  të  gjitha   trojet  shqiptare.Në  gjirin  e tij,  përvec  gazetarëve  profesionistë, Unioni mbledh  dhe   dhjetra  emra   të spikatur  të gazetarisë  shqiptare , analistë , opinionistë etj. Andaj, ky  takim  do të jetë dhe  një reklamë  e mire për qytetin  tonë  në   prag të fillim sezonit  turistik , sepse janë  paralajmëruar  intervista  dhe  materiale  të tjera që do të realizojnë  perfaqesuesit e mediumeve  më te njohura nga hapsira mbarëshqiptare.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë