Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu bënë betimin

Sot në Seancën solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit, Nazif Cungu u zgjodh për Kryetar të Komunës së Ulqinit dhe me këtë rast ai dha betimin para këshilltarëve.
Në ekspozeun e mbajtur me këtë rast ai theksoi:

Kam nder  por edhe  përgjegjësi të madhe, që më keni dhënë përsëri besimin  për të qenë në krye të Komunës, në krye të qytetit tonë me një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, të një qyteti të pasur me burime natyrore me të cilat nuk mund të krenohet asnjë komunë tjetër, dhe të qytetit që është gjithmonë shembull i bashkëjetesës harmonike dhe tolerancës së ndërsjelltë në mes qytetarëve të saj. Ne jemi të vetëdijshëm se, pavarësisht prej potencialeve tona zhvillimore, situatën e vështirë në të cilën gjendemi nuk mund ta kapërcejmë për një kohë të shkurtër. Megjithatë, unë poashtu jam i vetëdijshëm edhe për një fakt tjetër, se komuna jonë ka dijeni dhe kapacitetet e nevojshme që më në fund  qyteti të marr drejtimin e duhur. Për  te ndryshuar situatën dhe të kthejm optimizmin, na duhet shumë punë dhe një angazhim i pakursyer i të gjithë organeve administrative dhe ndërmarrjeve publike.

Vëmendjen më të madhe duhet t'ia kushtojmë rinisë, si në arsimimin ashtu edhe në  aftësimin profesional të saj. Rinia është garancia jonë për një të ardhme të sigurt të komunës së Ulqinit. Ne, të cilët kami marrë përsipër përgjegjësinë për menaxhimin e komunës, jemi të obliguar të punojmë në krijimin e kushteve të cilët për rininë dhe të tjerët do të hapin vende të reja pune, e në këtë mënyrë të ndalojmë emigrimin e popullit tonë. Duke përmirësuar cilësinë e ofertës turistike të komunës, gradualisht do të bëjmë orientimin drejt turizmit të  lartë, për cka dikur qyteti ynë ishte i njohur në botë.

Me fillimin e realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, ne do tu kthejmë optimizmin afaristëve tanë lokal, të cilët do të kenë përkrahje pa rezervë  dhe në të njëjtën kohë do të tërheqim edhe investitorët e huaj. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përmirësimit të kushteve për zhvillimin e bujqësisë. Mbrojtja dhe rivitalizimi i burimeve tona natyrore dhe mjedisore do të jetë në focus te veçantë i interesit tonë. Natyrisht, kujdes të veçantë do ti kushtojmë ngritjes dhe cilësisë së aktiviteteve kulturore si dhe zhvillimit të të gjithë llojeve të sporteve. Do të punojmë në mënyrë transparente në luftën kundër korrupsionit dhe mos angazhimit e te punesuarve ne secilin sektor.

Të nderuar këshilltarë, unë jam i vetëdijshëm se ky model i koalicionit të gjerë është një sfidë e madhe për të gjithë ne, por unë jam i bindur se  kemi të njëjtin qëllim, që Ulqini më në fund të eci drejt zhvillimit.

Çdo arritje pozitive, do të jetë një sukses jo vetëm i koalicionit që ma ka besuar këtë post, por edhe i opozitës, nga e cila pres kritika dhe sygjerime cilësore. Kjo është një mundësi dhe nevojë për të përmirësuar nivelin e dialogut politik dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë subjekteve politikë që veprojnë në komunën e Ulqinit.

Unë personalisht, si kryetar i komunës, do të angazhohem maksimalisht në arritjen e këtyre objektivave, si dhe çdo gjëje që mund të kontribuojë në gjendjen më të mirë të qytetit dhe qytetarëve. Do të punoj në mënyrë të palodhur për të krijuar një ambijent në të cilin të gjithë qytetarët do të besojnë në mundësinë e arritjeve të dëshirave dhe qëllimeve të veta, kurse miqtë dhe të ftuarit të dëshirojnë te na vizitojnë përsëri.

Vërtetim për vendosmërinë tonë për të ndryshuar gjendjen e përgjithshme në Ulqin paraqet edhe marrëveshja e koalicionit e nënshkruar para disa ditesh. Prej sot ne fillojmë përgatitjet për konsolidimin e situatës shumë të vështirë financiare, të cilën do ju paraqesim shumë shpejt me propozimin e buxhetit për vitin 2016. Dhe së dyti, prej sot fillojmë përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, i cili tashmë është në prag.

Të nderuar qytetarë, unë shpresoj se së bashku ne do të arrjmë që Ulqinit përsëri ti kthejmë shkëlqimin e dikurshëm, dhe ta vendosim atë në hartën e destinacioneve të njohura turistike botërore, aty ku pa asnjë dyshim ka edhe vendin e merituar.

Faleminderit,                                    21.03.2016                                Nazif Cungu

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Punëtorija e dytë të projektit "SurF – South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban Food Policies and Operational Frameworks"

Komuna e Ulqinit - Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji ju fton te merrni pjese në punëtorinë e dytë të projektit “SurF - South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban ...

NoImage

Kryetari Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë, Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht ...

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo ...

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

Sot në Ulqin u mbajt punëtoria e dytë në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat deri në vitin 2030, së bashku me Planin e Veprimit për Komunën e Ulqinit. Gjatë ...

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë ...

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Në Ulqin qëndroi për vizitë bashkëkryetari i të Gjelbërve Thomas Waitz. Ai fillimisht u takua me zyrtarët komunal më pas një takim tjetër u zhvillua me Kryetarët e Klubeve, këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë