Kryetari i komunës takohet me përfaqësuesit e Bashkësive Lokale

Sot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu filloi turin e takimeve me kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Ulqinit.

Fillimisht takimi nisi me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale nr.2, si Bashkësia Lokale më e madhe në qytetin tonë. Kryetari i kësaj BL, Nexhat Lajka dhe anëtari i Kryesisë  Kadro Axhemoviqi përshëndetën nismën dhe veçuan një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen banorët e BL.

Sipas tyre vemendje më e madhe duhet kushtuar ujrave atmosferik, grumbullimit dhe sistemimit të tyre, hapja e shahtave, por edhe çeshtje të tjera që kanë të bëjnë me pastërtinë siç është pazari i egër në lokalitetin e Totoshit, shitja vend e pavend, rregullimi i vazove nëpër qytet,  kontenierët, rregullimi i disa shtyllave në drejtim të zonës industriale, çështja e qenjve endacakë, parkingu dhe çështje të tjera.

Kryetari Cungu me bashkëpunëtorët e tij jovetëm që evidentoi të gjitha shqetësimet e shprehura, por tha se një grup i zgjeruar nga udhëheqës të  sekretariateve  komunale, ditën e premte do të dalë në terren dhe në takimin e drejtëpërdrejtë me strukturat udhëheqëse të BL do të ndërmarrë masa konkrete.

Ai edhe me këtë rast veçoi që intervenimet do të jenë të shpejta, dhe do të   bëhet çdo gjë që shumë nga problemet e ngritura të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë