Investitorët nga Turqia të interesuar për investim në bujqësi

Kryetari i komunes së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takuan me përfaqësuesit e kompanisë turke LFB të kryesuar nga Mustafa Saka, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në fushën e bujqësisë.

Ata kanë shfaqur interesim për disa qindra hektare pronë e komunës, andaj vizita u fokusua në Ekonominë e Shasit ku edhe ekzistojnë hapësira të këtij lloji.

Mysafirët të cilët fillimisht janë takuar edhe me zyrtarë  republikan janë të njohur në fushën e bujqësisë dhe kultivimin e disa kulturave dhe plantacioneve -veçanërisht të mollëve.

U la që komuna jonë sa më parë ti përgatisë elaboratin me të dhëna precize   planimetrie për këto sipërfaqe dhe kushtet klimaterike që do ti shërbëjnë investitoreve për përcaktim në jetësimin e projektit. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë