Në kuadër të takimeve që kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  po organizojnë me banorët e bashkësive lokale në prag të sezonit turistik stacioni i rradhës ishte në Bashkësinë lokale të Shtoit.

Disa dhjetra qytetarë kishin ardhur në takimin me kryetarin Cungu ku për afër tre orë u trajtuan një sërë çështjesh që preukupojnë banorët e atjeshëm, por edhe  komunën.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe me këtë takim përsëriti se angazhohet për  punë, transparencë dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Palët shprehën shqetësime për çështjen e pastërtisë ku u tha që bashkëpunimi  duhet të jetë reciprok. Nga banorët e Shtojit u kërkua që të shlyejnë obligimet e tyre përsa i përket paraqitjes së mysafirëve, tatimeve etj., ndërkohë që komuna  nga ana tjetër merr përsipër që nga mjetet e akumuluara të investojë në Shtoj. Poashtu u tha që Komuna nëpërmes vendimeve që do të miratojë në Kuvend do  ti dalë në ndihmë realizimit të kërkesave të banorëve të Shtojit.

Qëllimi dhe synimi i të gjithëve është që sezoni i këtij viti të na gjejë sa më të përgatitur, e sa më shumë mjete të grumbullojmë kjo është në interes të përbashkët - u tha në takimin e hapur dhe miqësor me banorët e Bashkësisë Lokale të Shtoj.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë